Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shehi tregon zonën ku do të kandidojë: Rama është njerku, jo babai i shqiptarëve

Aktualitet E mërkurë, 6 Janar 2021 19:29
Shehi tregon zonën ku do të kandidojë: Rama është njerku, jo babai i shqiptarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillimin Kombëtar Dashamir Shehi në një intervistë për FaxNews ka folur mbi mënyrën se si do të futen në zgjedhje, zonat të cilat pretendon të kandidojë dhe sa i ka arritur pritshëmëritë Basha.

Shehi shprehu besimin e plotë që do të ketë një fitore të madhe për të ndryshuar shumë gjëra në Shqipëri.

Ndër të tjera tha se duhet të zbresim në politikën reale e cila ka të bëjë pikërisht me mënyrën se si do të dalim nga kriza. Ai tha që do të kandidojë për Tiranën .

Intervista e plotë:

 Z.Shehi dimë që keni pasur një takim me z.Lulzim Basha, ku janë bisedmiet e partisë tuaj për mënyrën se si do të futeni në zgjedhje, në çfarë faze janë bisedimet?

Nuk kemi pasur me Bashën, po me sekretaren e përgjithshme dhe me disa drejtues të tjerë, këto janë takime paraprake, përgatitore, por ditët që do të vijnë besoj nga java tjetër do mbyllet formula definitive, përfundimtare e koalicioneve, ku do jemi, cila zona do të marrim përsipër, kshuqë jemi në një pikë, në një rrugë të mbarë, gjykojmë brenda pak ditëve do të mbyllet kjo formulë, do të dalë edhe programi edhe do të fillojë fushata, fushata normale domethënë.

Normale jemi në një vit anormal edhe për çështje pandemie edhe për çështje të tjera, por jemi në një periudhë në një palë zgjedhje anormale përsa i përket qeverisjes së këtyre viteve të fundit.

Pse ose po hymë në zgjedhje duke qenë të gjitha bashkitë e Shqipërisë në duart e partisë socialiste në mënyrë abuzive duke qenë se pothuajse të gjithë institucionet që s’kanë qenë herët e tjera.

E megjithatë duke e ditur dëmin që i është bërë Shqipërisë nga kjo qeverisje kemi besimin e plotë absolut që do të korrim një fitore, një fitore të madhe për të ndryshuar shumë gjëra në Shqipëri edhe për ti hap rrugën një rindërtimi të shtetit shqiptarë, të shtetit edhe të ekonomisë shqiptare.

Aleatët e Partisë Demokratike i vunë deri diku një afat Partisë Demokratike për të zgjidhur sa më shpejtë mënyrën edhe formën se si do të futeni në zgjedhje. Sa i ka arritur pritshëmritë e juaja Basha?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me vendimet që do të merren javën që vjen jemi në rregull. Pse? Jemi tre muaj para zgjedhjeve, 3 muaj e gjysëm ka kohë të mjaftueshme për të përcjell tezat e mëdhaja politike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Njëkohësisht ka edhe kohë të mjaftueshme ligjore se kush ka ide për t’i hyrë vetëm zgjedhjeve t’i bëj regjistrimet e partisë, t’i bëj, domethënë jemi akoma në kohë për të marrë vendime shumë serioze dhe ndërkohë që do merren javën që vjen.

Kjo pjesa e debatit e thashethemnajës kush është, si do jetë, një listë, dy lista, kush është në listë, kush do jetë në krye të listës të cilat kanë shumë rëndësi, por ama rëndësia më e madhe kryesore është beteja me kundërshtarin që kemi përballë. Domethënë të hiqet kjo pjesë e thashethemit politikë dhe të zbresimi në politikën reale.

Mund t'ju interesojë

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 33 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 38 minutash
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 38 minutash

Politika reale është propozimi konkret i projektit politik, që është programi me të cilin do të hyhet në zgjedhje, detajimi çfarë do të bëhet për shtetin e ri Shqiptarë, si do të dalim nga kriza ekonomike. Këto do të jenë dy temat e mëdha që do të kenë këto zgjedhje dhe çfarë do të bëhet për krizat specifike që janë në kurriz të shqiptarëve që janë shtesë kto: janë pandemia dhe tërmeti domethënë kemi dy kriza të mëdha që janë strukturale për shtetin Shqiptarë për ekonominë shqiptare, biles edhe për shoqërinë shqiptare po bëhen të tilla, saqë në qofte se nuk do të duhet të ndërhyjmë tani do të jetë shumë vonë nesër, pasnesër.

Besoj e keni dëgjuar edhe tezën e Bashës që Edi Rama po zbraz Shqipërinë, kjo është si puna e ngrohjes globale, ditën që ngrohet kjo punë, s’ka gjë që e ftohë më ktë planet edhe kjo punë ditën që zbrazet Shqipëria si do ta mbushim prap.

Keshtu që gjykojmë që jemi akoma në kohë për të ndërhyrë dhe për të ndaluar këtë hemorogji na duhet një shtet i ndryshëm, që t’i trajtojë shqiptarët, shteti domethënë të jetë baba shteti shqiptar jo të jetë njerk. Njerku i njeh fëmijët e vet, biles edhe njerku modern sot nuk i rreh më.

Siç thotë populli: Ne duam një shtet që të jetë babi i shqiptarëve, jo njerku i shqiptarëve siç është Edi Rama. Duam një ekonomi që ti japin punë, bukë edhe dinjitet shqiptarëve. Ditën që mendon t’i japi lëmosh kur i teket Edi Ramës, sigurisht jo të gjithë e pranojnë lëmoshën, marrin valixhet edhe ikun.

Përsa i përket zonave ku ju pretendoni të kandidoni, a ka partia juaj preferenca se ku mund ta maksimalizoni rezultatin?

Ne këtu kemi bërë një marrëveshje me z.Basha, kryetarët e partive do të jenë atje ku janë më popullorë, mua më takon ketu në Tiranë, të tjerët do të jenë gjithsekush ku e kanë maksimumin e kontributit, për pjesën tjetër të listës ku do të jenë do t’i diskutojmë.

Biles ky ka qenë një nga momentete e diskutimeve ku do të jenë të tjerët, si do ta bëjmë listën sa më unitare.

Sot kemi pasur diskutime normale, formale siç bëjnë gjithnjë përpar se të mbërrijmë në vendimet që do të merren besoj nga java që vjen.

Z. Shehi a keni ju një preferencë si do të donit ose si e mendoni që është më e përshtatshme që Partia Demokratike dhe aletatët e saj të futen në zgjedhje me një listë apo me dy lista apo me një listë të miksuar?

Puna e listave është përtej meje, është një marrëveshje që ka z.Basha me Partinë e LSI dhe kto do ti gjykojnë vetë me njëri-tjetrin. Ne aletatët e tjerë kemi vendos që te jemi në një listë me Partinë Demokratike.Kjo është formula deri tani dhe besoj se kjo do të qëndrojë deri në fund.

Etiketat e lidhura

Dashamir Shehi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 9 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 9 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 24 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 32 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.