Shehri: Ministria mban të fshehura kuotat e paplotësuara në Universitete

Nisja e një viti akademik, ku mungoi gjysma e maturantëve pasi nuk rezultuan fitues, për pedagogen në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, nuk është e drejtë, pasi Ministria nuk po tregohet transparente, shprehet Shehri.

Dhuarata Shehri, në një status në facebook, shton se: “Kuotat e paplotësuara në degë të ndryshme në Universitetet publike në Tiranë, duket se po mbahen të fshehta nga vetë këto institucione arsimore, të cilat nuk publikohen në faqet zyrtare të tyre”.

Ky denonconim i znj.Shehi, ku sipas saj kjo padrejtësi që u bëhet maturantëve në këtë rast që synojnë një degë në universitete, duhet që dikush të mbajë përgjegjësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Deri tani, sipas portalit te Ministrise se Arsimit dhe Sporteve asnjë nga universitetet publike shqiptare nuk i ka plotësuar krejtesisht kuotat e pranimeve. A thua studentet shqiptare nuk e duan me as Farmacine, as Stomatologjine, as Financen, as Juridikun, as Informatiken, as Inxhinjerine e ndertimit, as Arkitekturen, as Administrim biznesin? Ne portal nuk ka asnje informacion per plotesimin e kuotave ne universitete jo publike. A thua jane plotesuar te gjitha?”, shkruan Shehri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?