Shehu apel qeverisë: Dëgjoni, liberalizoni testimet molekulare (tampon), do të zbusni edhe izolimin

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu i bën apel qeverisë që të dëgjojë propozimet që vijnë nga jashtë, ku kërkohet liberalizim i testimeve molekulare, apo siç njihin ndryshe, tamponeve, si e vetmja mënyrë për të zbtur dhe izolimin që krijoi përhapja e pandemisë së koronavirusit.

“Dëgjoni, liberalizoni testimet molekulare (tampon), do të zbusni edhe izolimin!

Rama nuk mund të bëjë “shurdhin” kur Gjermania mbyll zyrën konsullore, kur nga Italia kërkohet ndërpreja e fluturimeve me Shqipërinë, kur Brukseli e OBSH-ja na vendosin në “zonat e kuqe”, kur Greqia e vende të tjera rëndojnë masat.

Dhe për këtë ka një përgjegjës, është kjo Qeveri e ky Kryeministër me keq menaxhimin e pandemisë, sepse kjo është detyrë e përgjegjësi e politikbërësve të shëndetësisë, e më gjerë.

Pra, mos u fshihni mbas mjekëve e mos na i tregoni ata, sepse po e kryejnë me përgjegjshmëri detyrën; e aq më keq, mos guxoni të akuzoni qytetarët!

Por dëgjoni mendimet duke filluar nga “mjekët e politikës”, pranimi i dështimit është gjysma e korrigjimit, të “shurdhohesh” a akoma më keq të përgjigjesh me arrogancë, do të thotë të vazhdosh të zhysësh vendin në fatkeqësi.

Pra, përpiquni të kuptoni e fillojeni me atë që është thelbesore: test, test, test, identifikim, izolim mjekim!

Fillojeni me liberalizimin e të gjitha llojeve të testimeve, në radhë të parë të atyre me PCR (tampon)!

Kjo jo vetëm do të permirësojë kontrollin e gjendjen, por do të lehtësojë edhe izolimin nga jashtë.

Këtë dhe të tjerat që duhet të bëni, jua kemi thënë disa herë, nuk është turp të dëgjosh, por jo më shumë vonesë, siç keni bërë deri tashti!

Ashtu si nuk është turp të kërkosh një mbështetje të gjerë ndërkombëtare, italiane në radhë të parë, për të përmirësuar gjendjen; edhe me koston e transparencës që ju i trembeni”, thekson Shehu.

SHKARKO APP