Shehu: Manipulohet numri i testimeve

Rritja e rasteve me Covid-19 në Shqipëri shihet me shqetësim nga ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu. Për rritjen e numrit të testimeve nga ana e autoriteteve, ai thotë se ato janë shifra farsë. Ai thotë se autoritetet shëndetësore bashkojnë testimet e kryera nga ana e tyre me testimet e kryera nga klinikat private.

”Së pari dua të them që Ministria e Shëndetësisë duhet të qartësojë se ku bëhen këto teste. Se tek kapacitetet tek IShP dhe të QSUT së bashku nuk janë më shumë se 800. Ku janë testet e tjera. Klinikat private janë me pagesë, 100 euro dhe janë jashtë metodikës së testimit. Bëhen kryesisht për dëshirën e qytetarit apo për arsye administrative për të lëvizur jashtë dhe nuk futen në metodikën e testimit. Nëse Italia sot bën 170 mijë testime në ditë, këto janë në metodikën e testimit që bëhen gratis nga shteti. Kemi realisht një falsifikim me shifra. Shifrat duhet të ndahen nga metodika e testiemeve. Ishin 297 raste të reja që në raport me testimet ishin 25 përqind. Kjo tregon që situata është katastrofale. Testimi i pranueshëm, duhet të ishte 5-10 përqind. Me këto shifra, Shqipëria duhet të bëjë të paktën 2500 testime. Të merren tampone në rrugë, në makinë. Ne nuk jemi kërrkund”,- tha Shehu për ”Report TV”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?