Shehu në Gjirokastër: Nga 11 Maji, PD do të nisë zbatimin e programit mbështetje prej 200 euro për gratë kryefamiljare

Drejtuesi politik i PD në Gjirokastër Tritan Shehu ka zhvilluar një takimi me gra të këtij qyteti. ”Nga 11 Maji, Partia Demokratike do të nisë zbatimin e programit, një mbështetje prej 200 euro për gratë kryefamiljare”, shkruan Shehu në një postim në facebook.

Postimi i plotë

Sot me Aidën, duke pirë kafen e mëngjesit me zonjat e nderuara të këtij qyteti kaq të veçantë.

Nga 11 Maji, Partia Demokratike do të nisë zbatimin e programit, një mbështetje prej 200 euro për gratë kryefamiljare.

Ky është vetëm një hap në drejtim të fuqizimit ekonomik të familjeve shqiptare.

Po ashtu, jemi të përkushtuar në uljen e TVSH-së për produktet e shportës, që çdo familje të ndjejë realisht ndryshimin në jetën e përditshme.

SHKARKO APP