Shehu: Rama spekullon me realitetin e Dropullit, premton një kanal që ekziston!

Ish-deputeti demokrat i Gjirokastrës, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra në Dropull, duke u shprehur se Rama spekullon me realitetin e Dropullit të diskriminuar dhe premton një kanal që ekziston.

“Sot Kryeministri publikoi nje video nga Dropulli, duke u mburur me punen e te tjereve.

Se pari dua te pershendes banoret e mrekullueshem te asaj zone, qe megjithese ne kushte te veshtira, pa perkrahje, me taksa e tarifa ne rritje, perpiqen te cfrytezojne cdo mundesi per te permiresuar jeten e tyre e te komunitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po Kryeministri perpara se te “pervetesoje” ate cfare ka realizuar nje fermer, duhet te shpjegoje se cfare ka bere Qeveria e tij per ate komunitet te braktisur, sic eshte dhe i gjithe Qarku i Gjirokastres:

Swiss Digital Mobile Reklama

Asnje investim ne ate Bashki per infrastrukturen nuk ka pasur ne 7 vite.

Asnje investim nuk ka pasur per projektet e pemeve frutore ne ate Bashki.

Grantet ne 7 vite kane qene zero per ate Bashki, duke diskriminuar keshtu qartesisht ate minoritet te nderuar.

Asnje mbeshtetje per fermeret ne 7 vite Rilindje nuk ka pasur aty.

Asnje mjet germues nuk i eshte dhene per rregullimin e sistemit vadites.

“Bashkia” e emeruar prej tij ka rritur taksat, psh ne ne kete vit ka rritur tarifen e ujit te ujitjes me 45% etj, etj.

Keto kane bere qe ne pak vite te braktisin ate zone mbi 20% e popullesise

Dhe kulmi i ironise kur ne video degjohet se do te hapin kanalin nga Rezervuari ne Bularat kur ai eshte realizuar prej vitesh, ndersa duhet te shpjegonte pse nuk po ndertohet Kanali Doftia-Grapsh.

Perpara se te publikoje te tilla video cinike, Kryeminisatri duhet te shpjegoje pse prej 7 vitesh ka lene ne ato kondita diskriminuese Dropullin dhe minoritaret!”, deklaron Tritan Shehu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?