Shehu: Trimërinë pas lufte, e urtësinë pas Kuvendit nuk i ha as qeni

Nga Tritan Shehu

‘Trimërinë mbas lufte e urtësinë mbas kuvendit s’e ha as qeni’!

Mu kujtua kjo fjalë e urtë e Kurveleshit duke dëgjuar dje Kryeministrin të ngrihet përsëri në rolin e te ‘ fortit’ gjatë oscilacioneve të tij ndaj ngjarjeve të shëmtuara e te rrezikshme të Bularatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu si në të gjithë trajektin 5-vjeçar të marrëdhënieve të Rilindjes me Greqinë edhe në këto ngjarje të fundit në asnjë rast nuk u demonstrua ‘trimeri apo urtësi’ pikërisht kur duhej njëra apo tjetra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 5-vite u luajt roli i të ‘fortit’ atëherë kur duhej mençuri e urtësi për të shtyrë më përpara marrëdhëniet shumë të mira e strategjike midis dy vendeve tona, duke i shkatërruar qëllimshëm ato.

U ‘kapitullua’ atëherë kur duhej qëndruar e negociuar si dy partnere te barabarte për te arritur ne marrëveshje dinjitoze e te vlefshme.

U zhvillua kështu ne këtë hark kohor një inkoherence larg interesave te vendit e Rajonit, qe veçse te fut ne një spirale ngjarjesh e provokacionesh te rrezikshme.

E njëjta ‘déjà vu’ edhe me qëndrimet e deklaratat teatrale kryeministrore për dinamiken e çfarë ndodhi ato dite në Bularat; gjithmonë jashtë kohe e kontekstit.

Përfundimi: ‘Një vërrë në ujë’ siç thuhet, vetëm kakofoni e thellim i konfuzionit politik e te qëndrimeve.

Ndërsa dje kanosja e tij: ‘Provoni të kaloni edhe një herë nga lagja ime, me gurë do ju ndjekim’, me kujtoi fëmijërinë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?