Shehu: “Vaksinat dorazi”, Shqipëria një vend pa siguri medikamentoze. Prokuroria të nisë hetimet

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu denoncon situatën e rëndë shëndetësore që ekziston në vendin tonë teksa thotë se Shqipëria është një vend pa siguri medikamentoze

“Shqipëria një vend pa Siguri Medikamentoze; Agjensia Kombëtare e Barnave një “bombë” e rrezikshme.

Mënyrat e “errëta” të ardhjes së kësaj sasie propagandistike “vaksinash” treguan që në vendin tonë nuk ekziston asnjë rregull i Sigurisë Medikamentoze, i Vigjilencës Farmaceutike, asgjë:

Swiss Digital Desktop Reklama
  1. Këtë çështje e kemi ngritur prej disa vitesh, që kur në Shqipëri, për interesa përfitimi e konjuktura ordinere, filluan të futen barna të pa certifikuara nga EMA, FDA, që nuk mund të qarkullojnë në vendet e BE-së, etj., dhe prodhimi vendas u “fry”, akoma pa asnjë certifikim GMP a GDP të njohur ndërkombëtarisht.
  2. Autorizimi i importit për artikujt e pa regjistruara, siç është kjo vaksinë bëhet vetëm me firmën e titullarit të Ministrisë në bazë të një dosjeje të paraqitur, e jo nga një përgjegjës i komanduar të asaj Agjencie, që veçse po keqpërdoret.

Dhe ajo dosje, në bazë të Ligjit e VKM përkatëse, duhet të përmbajë detyrimisht certifikatën e origjinës së mallit, mjetet e kushtet e ardhjes të përpiluara nga kompania që e dërgon, si dhe ato të transportit e konservimit të brendshëm të barit, në këtë rast shumë special të kësaj vaksine.

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Termi “Dorëzim dorazi”, i përdorur këtu është i rrezikshëm e i pa ligjshëm, jo vetëm për këtë Vaksinë Covid, që ka egzigjenca shumë më strikte.
  2. Duhet të kuptohet se është tjetër gjë kush e financon artikullin, e tjetër Kompania farmaceutike që e dërgon atë, e cila është e detyruar të paraqesë dokumentacionin.
  3. Edhe në rast dhurimi duhet paraqitur një dokument zyrtar për këtë.
  4. Siguria e Besueshmëria e Barit (Vaksinës në këtë rast) vihet në dyshim nëqoftëse nuk realizohen me transparencë të gjitha këto veprime; ndryshe ajo që ndodh quhet së paku kontrabandë dhe si e tillë….?!

Pastaj dikush ankohet pse duhet të involvohet Prokuroria këtu!”, shprehet Tritan Shehu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?