Shehu: Vjosa s’ka më peshq. Ministri Jaupaj: Kur ishit në pushtet dhatë 26 kontrata për HEC-e

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu thotë se ndotja në Lumin Vjosa ka kaluar çdo limit. Nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohej projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, mbi bashkëpunimin teknik 2024, për projektin ‘Green Vjosa (Vjosa e gjelbër) –Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës’”, Shehu tha se një sasi e madhe e naftës derdhet në lumin Vjosë, e cila sëbashku me mbetjet e tjera lumore, sipas deputetit kanë bërë që ky lum të mos ketë më peshq.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se vetëm vitin e kaluar në lumin Vjosa janë larë dhe kanë bërë rafting 200 mijë persona, të cilët sipas tij kanë mbetur të kënaqur. Po ashtu, ministri shtoi edhe se qeveria socialiste në vitin 2023 anuloi 26 kontrata HEC-esh që qeveria e PD-së kishte dhënë miratimin për t’u ndërtuar në lumin Vjosa.

”Në 2023 anuluam 26 kontrata HEC-esh që ishin dhënë nga qeveria demokrate për t’u ndërtuar në të gjithë pellgun e Vjosës. Vjosa i ka kaluar të gjitha testet e biodiversitetit për të qenë pasuri UNESCO dhe park kombëtar. Vetëm vjet kanë qenë 200 mijë njerëz që janë larë në Vjosë, kanë bërë rafting në Vjosë dhe e kanë konsideruar një nga eksperiencat më të bukura. Para se të bëjmë deklarata të rreme, të analizojmë ku ishit ju kur atribuat 26 kontrata HEC-esh në të gjithë lumin Vjosa dhe në tributarët e tyre. Kontrata të cilat u anuluan me deklarimin e Vjosës Park Kombëtar në vitin 2023”, tha ministri Jaupaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?