Shembet masivi i gurëve në Lezhë, rrezikohet ferma prej 400 krerësh me dele

Gjatë mbrëmjes së kaluar ka patur sërish rrëshqitje gurësh në rrugën e Torovicës, duke kërcënuar jetën e banorëve.

Siç shihet edhe në video një masiv shkëmbor është shkëputur nga maja e malit duke përfunduar në ara poshtë rrugës kryesore.

Nga shkeputja e gurit është rrezikuar një fermë prej 400 krerësh me dele. Shkak i rrëshqitjes është bërë moti i keq me reshje shiu që ka përfshirë edhe rajonin e Lezhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët e Torovicës tashmë ndihen sërish të kërcënuar pasi rrëshqitja e gurëve vijon të jetë çdo ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Shembet masivi i gurëve në Lezhë, rrezikohet ferma prej 400 krerësh me dele

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?