Shembet skela e pallatit, ndërrojnë jetë dy punëtorë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku skela e një pallati në rikonstruksion është shembur, për pasojë ka humbur jetën dy punonjës dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja është rregjistruar rreth orës 15:00, në rrugën “Faik Konica”.
Në pallatin me mbi 10 kate po bëheshin rikonstruksione në fasadën e tij ku në momentin e punës është shkëputur skela në dy prej kateve të godinës, e për pasojë ka humbur jetën dy punojës dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë. Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar ambulancën.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e sigurisë teknike, duke vënë edhe një herë në pah mungesën e sigurisë së punonjësve në ambientet e punës.
KOHA JONË SONDAZH

