Shembet tarraca e një banese në Qerret, zë poshtë dy persona. Humb jetën pronari

Një tarracë e një banese është shembur në Qerret dhe ka zënë poshtë dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Katundit të Ri në Qerret, rreth orës 13:15, ku është shembur tarraca e banesës së Sh. Shehut, rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë atë dhe punëtorin A. Rroshi, 27 vjeç, të cilët po kryenin punime ndërtimi.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pronari i banesës, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa Albert Rrroshi është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?