Shembet ura e Dropullit, izolohen me mijëra banorë

Edhe skaji më jugor i vendit po përjeton ditë të vështira nga përmbytjet. Banorë të tre fshatrave të komunës Dropull janë izoluar prej mbrëmjes së djeshme. Reshjet e shiut kanë shkatërruar urën që lidhte këtë komunë me rrugën kombëtare. Më shqetësuese situata paraqitet në fshatin Kakavijë dhe Aj Nikollë. Në këto fshatra prej 3 ditësh nuk ka energji elektrike. Kurse në dy fshatra, Koshovicë  dhe Llongo mungon uji i pijshëm. Sipas kryetarit të komunës Dropull i Sipërm, Kristo Duci, situata po vjen duke u përkeqësuar me kalimin e orëve dhe reshjeve të shumta që vazhdojnë të bien. Komuna nuk ka fonde për të ndërtuar orën, ndje edhe kërkohet ndërhyra e autoriteteve të larta të vendit. 

SHKARKO APP