Shembet ura në Metoq të Vlorës
Aktualitet E Diel, 23 Janar 2022 15:11
Moti i acartë ka përfshirë vendin, dhe reshjet e shiut të rëna kohët e fundit kanë shkaktuar shembjen e një ure në fshatin Metoq të Vlorës.
Është shembur një nga këmbët e urës që lidh tre fshatra të kësaj zone, në vendin e quajtur Kompleksi Lopëve.
Nga ana e Bashkisë së Vlorës janë marrë masa për bllokimin e kalimit, pasi kjo është një rrugë dytësore.