Shembja e banesave te “5 Maj”, nënkryetarja e Bashkisë tregon se kush do të përfitojë

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit shembi në orët e para të mëngjesit vijoi shembjet me ”5 Maji”, ndërsa policia largoi banorët me forcë nga ndërtesat, ku jetonin prej vitesh. Banorët pohuan se bashkia po vepron me dhunë dhe në mungesë të plotë transparence, për të ndërtuar pallate shumëkatëshe. Nga ana tjetër bashkia deklaroi se këtë program zhvillimi po e kundërshton një pakicë banorësh, ndërsa pjesa dërrmuese kanë nënshkruar marrëveshjet me pushtetin vendor.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, thotë se janë 58 familje që kanë nënshkruar marrëveshje me bashkinë dhe janë dakord me procesin e projektit. “Janë 58 familje që kanë firmosur aktmarrëveshjen. 44 përfitojnë bonus qiraje”,-tha në ”Abc News”.

Duke shpjeguar procesin e shpronësimit, Ruseti theksoi se shumë prej banorëve u është lënë mundësia që të mund të jetojnë edhe në banesa të dyta në Tiranë, nëse kanë pa u prekur nga skema e shpronësimit. Sipas Rusetit pjesa që do përfitojë bonusin e qiras deri në ndërtimin e banesave të reja do mund të marrin edhe shpronësimet. Sipas nën kryetares së bashkisë së Tiranës, bonusi i qirasë do të jetë nga 18 mijë në 27 mijë lekë, në varësi të anëtarëve të familjes.

“Pra kush ka banesë të dytë brenda Tiranës, qytetari zgjedh vetë që të akomodohet. Ndërkohë procesi i bonusit të qirasë nuk lidhet me procesin e shpronësimit. Janë nga 18-27 mijë lek, në bazë të anëtarëve të familjeve. Në këtë moment ka familje me të njëjtin çmim me këtë bonus qiraje”.

SHKARKO APP