Shembja e banesës tek “Petro Nini”/ Policet shpërthejnë në lot nga klithmat e nënave dhe fëmijëve
Nga situata e krijuar pranë gjimnazit “Petro Nini”, ku përmbarimi po tenton të nxjerrë nga banesa disa banorë, efektivet të Policisë së Shtetit nuk kanë mbajtur dot lotët.
Ndërsa nga ora në orë pritet që 4 familje të dalin në rrugë, situata e krijuar para banesës së tyre, ka prekur edhe punonjësit e Policisë së Shtetit dhe gazetarët.
Veç gazetarëve, të cilët u përlotën nga klithmat e fëmijëve dhe nënave të tyre, edhe efektivët e policisë kanë shfaqur dobësinë e tyre përballë banorëve.
Efektivet e Policisë së Shtetit teksa tentonin të merrnin me të mirë nënat dhe fëmijët, por edhe t’i bindnin të largoheshin nga aty, nuk kanë mbajtur dot lotët.
Dosja.al ka siguruar fotot e disa prej efektiveve të Policisë së Shtetit që nuk kanë fshehur dot lotët.
Për më shumë shihni fotot e mëposhtme:





Marrw nga Dosja.al.
https://dosja.al/shembja-e-baneses-tek-petro-nini-foto-per-te-mos-u-humbur-policet-shperthejne-ne-lot-nga-klithmat-e-nenave-dhe-femijeve/?fbclid=IwAR19bqa5jxXD5L0kVa7Ucnyg6UMComndTLYvw9mPAdDwkvnGXKwYGSgB-24

