FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shembja e rrugës në Librazhd-Prrenjas, drejtori i Planifikimit në ARRSH: S’kemi afat se kur do të hapet rruga

Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoriteti Rrugor Shqiptar, Indrit Koleci ka folur mbi situatën në aksin Librazhd-Përrenjas, pas shembjes së ndodhur në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”.

Sipas Kolecit, aktualisht nuk mund të jepet një afat i saktë për stabilizimin e plotë të rrëshqitjes, pasi po vijojnë studimet teknike në terren. ”Afate nuk mund të themi, pasi kemi bërë relevim të zonës së poshtme të lumit. Kemi bërë një rilevim të shtratit të lumit. Vazhdojmë studimet në pjesën e sipërme për stabilizimin e masës së rrëshqitjes. Afate s’mund t’ju themi pasi janë volume të konsiderueshme”,-u shpreh ai.

Sipas tij, brenda 3-4 ditëve pritet të ketë një vlerësim më të qartë për kohëzgjatjen e ndërhyrjes dhe për një afat paraprak të punimeve. Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli tha: “Kemi një mobilizim total, janë 70 eksvatorë dhe 20 kamionë që po punojnë. Inxhinierët e autoritetit rrugor kanë ardhur për të bërë inspektimet e nevojshme”, tha ndër të tjera Kozeli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?