Shemsi Prençi flet për dosjen ”SHISH”, nga pretendimet për bisedat Rama-Agasi deri te rreziku për Vlora Hysenin

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, thotë se sipas informacioneve që disponon, ekzistojnë biseda mes kryeministrit Edi Rama dhe Ergys Agasit. Ai iu referua gjithashtu ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke deklaruar se në dosje ajo kishte raportuar për takime të përsëritura me kryeministrin.

Sa i përket arrestimit të Agasit, ish-zyrtari i policisë tha se ai ishte mbajtur nën vëzhgim për rreth dy javë. Sipas Prençit, Agasi dyshohet se shkonte në një klinikë private për t’u takuar me një person që ndodhej në masën e sigurisë “arrest me burg”, por që merrte leje për të dalë nga burgu. Prençi pretendoi gjithashtu se ky person kishte lidhje me pastrimin e parave të Agasit.

Duke komentuar masën e sigurisë të kërkuar nga SPAK-u, Prençi shprehu bindjen se vendimi për arrest shtëpie lidhet edhe me mënyrën se si po trajtohen masat e sigurisë në raste të tilla. Në fokus të deklaratave të tij ishte edhe siguria e Vlora Hysenit. Prençi paralajmëroi se ajo mund të jetë e rrezikuar për shkak të informacionit sensitiv që ka kaluar te grupi i organizuar kriminal. “Kalimi i informacionit sensitiv tek bota e krimit ia rrezikon jetën Vlora Hysenit”, tha Prençi në ”News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?