FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shën Valentini vjen me temperatura të ftohta/ Reshje dëbore edhe në Tiranë e Durrës

Shën Valentini, ose Dita e të Dashuruarve, pritet të vijë me mot të ftohtë që do të shoqërohet reshje dëbore në disa qytete të vendit.

MeteoAlb bën një panoramë të fundjavës, duke parashikuar reshje dëbore edhe në zonën e ulët veriperëndimore.

Mbrëmja e së shtunës deri mëngjesin e së dielës, sjell dëborën edhe në Tiranë, Elbasan, Berat ndërsa flokë dëbore shfaqen në Durrës, Fier dhe brigjet e Jonit por mundësi më të ulët për dëborë paraqesin Vlora dhe Saranda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parashikimi i MeteoAlb

Swiss Digital Mobile Reklama

Dita e premte sjell mot të kthjellët dhe të ftohtë në pjesën më të madhe të Shqipërisë ndërsa vranësirat shtohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe në vijim. Dita e shtunë rikthen reshjet në territorin; dëborë në zonat malore mbi 400 m lartësi ndërsa shi në pjesën tjetër të vendit. Pasditja e së shtunës sjell një tjetër rënie të theksuar të temperaturave në gjithë vendin duke zgjeruar zonën e shfaqjes së dëborës edhe në zonën e ulët veriperëndimore. Mbrëmja e së shtunës deri mëngjesin e së dielës, sjell dëborën edhe në Tiranë, Elbasan, Berat ndërsa flokë dëbore shfaqen në Durrës, Fier dhe brigjet e Jonit por mundësi më të ulët për dëborë paraqesin Vlora dhe Saranda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?