
Në një lidhje me Skype me TV Ora nga SHBA, profesori për marrëdhëniet ndërkombëtare në New York University, Shenasi Rama tha se Shqipëri problem është mos testimi i njerëzve.
Sipas tij, në vendin tonë nuk dihet numri i të prekurve dhe të vdekurve, ndërsa referuar masave të qeverisë Rama ai u shpreh se janë masa për të kompletuar grushtin e shtetit dhe për të vendosur një sistem jakobin.
Shenasi Rama: Kryeministri Rama duke krijuar një komitet të përkohshëm dhe duke u bërë i gjithëfuqishëm sot me ligjin që nënshkroi ministrja e Shëndetësisë duke hequr edhe kufijtë kohor, vazhdon me grushtin e shtetit.
Problemi në Shqipëri është ky: duke mos testuar njerëzit, duke u thënë “rrini në shtëpi” atëherë nuk ke epidemi. Realiteti është se në Shqipëri kanë hyrë 135 mijë persona nga Italia, Greqia dhe vendet e tjera dhe ti nuk e di se sa është masa e njerëzve të sëmurë, të vdekur në shtëpia dhe sa e kanë kaluar si flamë, si rrugë. Në Shqipëri po përdoret për të kompletuar grushtin e shtetit, për të vendosur një sistem jakobin, për të minuar të gjitha të drejtat bazë të njeriut, gjë e cila nuk po ndodh në SHBA. Kjo po përdoret si një pretekst për të vendosur diktuarën e sektit jakobin të Rilindjes.
