Shëndetësia, Rama: Ndërkombëtarizim i sistemit të arsimit të lartë
Në fjalën e tij në prezantimin e buxhetit të 2022 për Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje rastin e Tire Alldervishit, ku garantoi se kjo kategori do të vijë duke u tkurrur vit pas viti.
“Tirja nga këtej doli nuk ishte meteor që ra nga qielli, por dy gjëra janë të sigurta që shumica e mjekëve dhe infermierëve nuk i përkasin asaj kategorie dhe e dyta; ajo kategori do të vijë vit pas viti duke u tkurrur. Këtu duhet të jetë e qartë për qytetarët që shajnë në bllok që nuk janë të gjithë njësor”.
Kreu i qeverisë foli edhe për ndërkombëtarizimin e sistemit të lartë duke ofruar dije nga sistemet europiane dhe programe të përbashkëta dhe diploma të njehsuara.
“Ndërkombëtarizim i sistemit të arsimit të lartë dhe për afruar dije nga sistemet europiane për t’iu ofruar programe të përbashkëta dhe diploma të njehsuara drejtpërdrejt. Jam i sigurt që në këtë mandat do t’ ia dalim të vendosim një bazë inkurajuese për sistemin e mjekësisë”.