FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shëndeti mendor, në pranverë shtohen vizitat

Pranvera është një nga stinët kur tek ne ndodh një çekuilibrim hormonal. Ato që vërehen janë lodhja, nervoziteti apo trishtimi. Por çfarë evidentojnë ekspertët e shëndetit mendor në këtë periudhë.

“Dominojnë gjendjet e ankthit në pranverë, por së fundi kemi parë jo pak edhe psikoza, që tashmë janë më të hasura edhe tek brezi i ri. Psikozat janë më shumë të lidhura me probleme traumatike, që nisin si një presion i madh për sistemin nervor, dhe që pastaj shfaqen si mendime, ide që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Ne ofrojmë shërbim mund ta përfundonim një vit me 4000-4500 vizita në total. Sot që ne flasim jemi tek 2500 vizita dhe kini parasysh, që jemi vetëm në prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moshat më të riskuara janë 20-40 vjeç, ndërkohë që nuk përjashtojmë edhe moshën e tretë, e cila po vuan shumë vetminë, po vuan ndryshimet shumë të shpejta, duke i çuar në problem që më së shumti janë të lidhura më demencën”,-thotë Arjana Rreli, mjeke.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?