“Shengeni ballkanik”, Hila: Thikë pas shpine Kosovës. Xhufi: Po e trajtojmë Serbinë me superioritet
Në emisionin “Arena” në RTV Ora është folur për shengenin ballkanik, që pritet të nënshkruhet nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Për këtë janë mbledhur në Novi Sad të Serbisë, liderët e tre vendeve.
Moderatori i programit Dritan Hila tha se ky veprim është një thikë pas shpine për Kosovën, Madje edhe për historianin Pëllumb Xhufi është i panevojshëm.
Hila: A është shengeni i vendeve Ballkanike një lloj thike pas shpine ndaj Kosovës?
Çipa: Në të gjithë Ballkanin shkon pa viza.
Xhufi: Po ç’është ky shengen atëherë?
Nurellari: Është shengeni ekonomik.
Hila: A është një thikë pas shpine për Kosovën, një lloj getoizimi i saj?
Furxhi: Nuk është
Hila: Si jo, je grumbulluar tre shtete dhe Kosova është nëj vrimë e zezë në mes, ti e përjashton nga lëvizja e lirë dhe nga lëvizja e mallrave.
Xhufi: Tani e lëmë Kosovën, pse nuk është futur Bosnja e Hercegovina?
Hila: Po Bosnja është mënjanë, por Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria e rrethojnë Kosovën.
Xhufi: përse këto 3 vende, pse ky ekzaltim, pse e trajtojmë Serbinë si ta kemi kufi. Serbia nuk është vend kufitar i yni, nuk është vend prioritar që mund të ndërtojmë marrëdhënie strategjike.
Çipa: Ore, më bën përshtypje një fakt, ambasadori i Serbisë në Shqipëri ka 40 vjet, 20 të sigurt dhe se kuptoj pse!