“Shengeni Ballkanik”, ish-ministri Manjani: S’e kuptoj dëshirën e “të mëdhenjve” për t’u zvogëluar!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në ‘Facebook’ iu është bashkuar reagimeve për të ashtuquajturën nisma ‘Shengeni i Ballkanit’. Manjani theksoi se nuk e kupton dëshirën e të mëdhenjve për t’u zvogëluar, ndërsa e cilëson një sajesë të vogël.

REAGIMI I MANJANIT

Nuk e kuptoj dëshirën e “të mëdhenjve” për t’u zvogëluar!
Duke qenë mirë e bukur në Schengenin e madh, zvogëlohen e kërrusen në mini-schengen, pra në një sajesë të vogël.
Nuk e di ç’thonë Serbët, por ne shqiptarët themi: “më mirë m*t se i vogël (mini)”…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?