Shëngjin/ Policia gjen dhe i kthen familjes vajzën 9-vjeçare nga Kosova që ishte humbur në plazh

Një vajzë e mitur 9-vjeçare nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit e saj në plazhin e Shëngjinit, është gjetur falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar, Salla Operative e DVP Lezhë është informuar nga një familje pushuesish për largimin e vajzës së tyre dhe pamundësinë për ta gjetur. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e rendit që patrullojnë në zonën e plazhit me biçikleta janë angazhuar në kërkime intensive.

Reagimi i shpejtë dhe puna profesionale e Policisë bëri të mundur lokalizimin e vajzës në një kohë të shkurtër. Ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu dorëzua menjëherë familjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prindërit e 9-vjeçares kanë falënderuar efektivët për përkushtimin dhe efikasitetin në zgjidhjen e këtij rasti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit ka bërë apel për më shumë kujdes nga ana e prindërve, veçanërisht në ambiente të frekuentuara si plazhet, për të shmangur situata të ngjashme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?