Shënkoll/Një i vdekur nga flakët në qelitë e paraburgimit (VIDEO)

Një i burgosur ka humbur jetën nga flakët në qelitë e paraburgimit në Shënkoll të Lezhës. Dy persona janë dërguar të asfiksuar në spital, ndërsa qelia në katin e dytë të godinës është djegur tërësisht. Burime nga policia kanë bërë me dije se ka qenë një i burgosur që i ka vendosur flakën vetes në burgun e Shën Kollit në Lezhë.

Për pasojë, u përfshi nga flakët gjithë qelia në katin e dytë të godinës së institucionit të vuajtjes së dënimit. Nuk dihen rrethanat e sakta si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që pritet të saktësohet në vijim nga hetimet e policisë.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, ambulanca dhe uniformat blu. Dyshohet se i burgosuri që i vendosi flakën vetes të ketë ndërruar jetë, megjithatë ky informacion mbetet për t’u konfirmuar plotësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të burgosurit e tjerë janë nxjerrë në oborr dhe po mbahen nën monitorim të rreptë. Raportohet që ka edhe disa të lënduar, kurse një person u dërgua i asfiksuar në spitalin e Lezhës./SYRI.net/

Swiss Digital Mobile Reklama

Videoja është raportuar pranë “Jetaoshqef.al”, ku dërguesi shprehet se janë djegur 3 katet e seksionit, ndërsa të burgosurit janë nxjerrë jashtë burgut në oborr dhe po ruhen me armë. Një tjetër raportues shprehet se kanë humbur jetët 10 persona, gjë e cila mbetet për t’u verifikuar, ndërsa zjarrfikësja nuk ka mbërritur ende.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?