Shënohet një rast i ri me koronavirus në Fier, shkon në 36 numri i të infektuarve në këtë qytet

Ka shkuar në 36 numri i personave të infektuar me koronavirus në Fier.

“News24” rapoton se ka rezultuar pozitiv një tjetër qytetar, që është i afërm i 3 pacientëve të fundit, që u prekën nga COVID-19, dhe që ishin një vatër e re infeksioni në këtë qytet.

“News24” bën me dije se u ishin marrë tamponët pesë familjarëve të 3 të infektuarve, ku sot njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas kësaj, janë izoluar gjithë familjarët dhe të afërmit, me të cilët mund të kenë pasur kontakte të infektuarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?