Shërbim në Herat, NATO vlerëson trupat shqiptare

NATO vlerëson me medalje vajzat dhe djemtë e kompanisë së III “Puma” të batalionit të II të këmbësorisë me shërbim në Herat. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila shton se grupi mori vlerësimin nga NATO, ”për profesionalizmin dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave të ngarkuara në misionin Resolute Support”. Angazhimi i Shqipërisë në mbështetje të misioneve të NATO-s vijon të jetë i palëkundur. Trupat dhe mjetet e Forcave të Armatosura, marrin pjesë në mënyrë të vazhdueshme në misionet e NATO bashkë me vendet e tjera anëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?