Shërbimet sociale do integrohen në qendrat shëndetësore

Qendrat shëndetësore në kryeqytet brenda këtij viti do të ofrojnë dhe shërbime sociale për personat në aftësi të kufizuar. 6 ekipe me mjeke dhe punonjës social do të shpërndahen në qarkun e Tiranës në shërbim të komuniteteve.

Aktualisht sipas zëvendësministres për Mbrojtjen Sociale, Bardhylka Kospiri po përgatitën stafet që fillimisht do të merren me vlerësimin e ri sipas sistemit biopsikosocial të personave me aftësi të kufizuar.

Pas vlerësimit për këtë kategori sociale qendrat shëndetësore do të ofrojnë dhe shërbime rehabilitimi, si fizioterapi apo terapi për shëndetin mendor. Gradualisht kjo iniciative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të shpërndahet dhe në qytete të tjera. Synimi është që deri në vitin 2024 të jetë shtrire në të gjithë vendin.

SHKARKO APP