Shërbimi i ri në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, klasa këshillimi për nënat

spitali-36 Tashmë të gjitha gratë shtatzëna do të kenë mundësi që të marrin këshilla falas për shtatzëninë e tyre. Një projekt i Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në bashkëpunim me Fondacionin Spitalor të Nënës dhe Fëmijës ka sjellë për herë të parë shërbimin e “Klasave Prenatale për gratë shtatzëna”. Projekti aplikohet për herë të parë në një spital shtetëror në vend dhe ka si qëllim informimin e grave shtatzënë për gjithë etapat dhe kontrollet mjekësore që duhet të ndjekin gjatë gjithë shtatzënisë. Një shërbim, i cili më parë nuk ka ekzistuar në spitalet shtetërore ose kryhet me disa përjashtime në spitalet private, tashmë mund të merret falas nga qytetarët.

Shërbimi i ri i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” u inaugurua më datën 4 nëntor, në Qendrën e Gruas në Spitalin “Mbretëresha Geraldinë”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtori i spitalit “Mbretëresha Geraldinë”, Blenard Nonaj, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijës, Greta Hagen, deputetja Monika Kryemadhi, si dhe përfaqësuese të shoqërisë civile.

Zgjedhja e këtij spitali për të realizuar projektin e parë lidhet me numrin e madh të lindjeve në vit. Drejtori i Spitalit “Mbretëresha Geraldinë”, Blenard Nonaj në fjalën e tij theksoi se ky projekt është rritje e cilësisë së shërbimeve në këtë institucion. Ai vlerësoi kontributin e veçantë të Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijës në realizimin e këtij shërbimi të ri me standarde moderne. “Ne jemi falënderues për bashkëpunim dhe mundësinë. Duke ditur që materniteti “Mbretëresha Geraldinë” pret numrin më të lartë të lindjeve në Shqipëri, rreth 7000 lindje në vit, ofrimi i një programi prenatal për nënat është një arritje. Ne shpresojmë që nënat, sidomos nënat e reja do ta shfrytëzojnë këtë mundësi duke u bërë pjesë e klasave prenatale”,- u shpreh kreu i Spitalit “Mbretëresha Geraldinë”, Blenard Nonaj.

Gerta Hagen, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijës, u ndal në rëndësinë që ka për një nënat e reja informimi në kohë për një shtatzëni të suksesshme. Ajo tha se informimi në kohë i nënave është politika më e mirë shëndetësore për fëmijët. “Jam falënderuese që bashkoheni me mua dhe personelin mjekësor, për të treguar mbështetjen tuaj në spital, në ofrimin e një shërbimi kaq të rëndësishëm. Kujdesi Prenatal është politika më e mirë e sigurisë për nënën dhe fëmijën dhe është një hap i rëndësishëm që klasat të bëhen një funksion i standardizuar në çdo institucion shëndetësor që ndihmon në përkujdesjen e grave shtatzëna”,- tha Gerta Hagen.

Ndërsa deputetja Monika Krymadhi, e cila mori pjesë në inaugurimin e këtij projekti, tha se nisma të tilla informuese duhet të shtrihen edhe në sistemin arsimor.

Çfarë janë klasat prenatale ?

spitali-2Shërbimi i ri i Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në bashkëpunim me Fondacionin Spitalor të Nënës dhe Fëmijës synon informimin e grave shtatzënë për gjithë procesin mjekësor që duhet të ndjekë gjatë shtatzëninë. Kushtet sociale, arsimimi, por edhe formimi individual i çdo nenë të re është i ndryshëm. Jo të gjitha gratë shtatzëna kanë njohuritë e nevojshme për gjithë etapat e shtatzënisë. Informacionet e gabuara që në nisje të shtatzënisë kanë bërë që shpesh ecuria e barrës të jetë me probleme dhe me pasoja për nënën dhe fëmijën. Për këtë qëllim, spitali “Mbretëresha Geraldinë”, ka marrë përsipër informimin e grave që i drejtohen këtij spitali që në ditët e para të shtatzëninë.  Informimi kryhet nga mjekë të përkushtuar të këtij spitali, ku jepen këshilla konkrete mjekësore. Nga ana tjetër, nënat e reja këshillohen dhe në aspektin psikologjik për problemet që mund të kenë gjatë shtatzëninë. Edhe pse ka vetëm pak ditë që është vënë në funksion ky shërbim, interesi i grave shtatzënë ka qenë i madh. Informimi i parë që jepet është ai i procedurave mjekësore, testeve dhe analizave që duhet të kryejnë në fillimin e barrës gratë shtatzëne. Në shërbimin e ri nuk mungojnë broshurat përkatëse informuese për nënat e reja, por edhe për planifikimin familjar. Gjithashtu procesi i informimit nga specialistët përkatës, në ambientet e spitalit “Mbretëresha Geraldinë” kryhet me pajisje moderne, monitorë dhe gjithë bazën e nevojshme materiale. Shërbimi vjen si pjesë e strategjisë së të në shërbimet e spitalit që po apliko drejtori i ri Blenard Nonaj.

 

SHKARKO APP