Shërbimi inteligjent i Erdogan: Puçi është neutralizuar
Zëdhënësi i MIT Nuh Yilmaz në një transmetim të drejtpërdrejtë ka thënë se puçi është neutralizuar dhe tani kanë mbetur vetëm disa rezistenca të vogla.
“Të gjithë që janë përfshirë do të gjykohen për tradhti”, ka thënë ai. Deri tani është raportuar se 17 policë janë vrarë nga sulmet në rrugët e Stambollit dhe Ankarasë. Mijëra qytetar tashmë kanë dalë në rrugët e Turqisë, duke shkaktuar kaos në qytete.
Ndërsa, raportimet nga Turqia thonë se edhe disa prijës të kësaj tentative janë arrestuar në selinë e Televizionit Shtetëror të Turqisë.
KOHA JONË SONDAZH

