Shërbimi onkologjik në banesë, 7 mjek për 800 të sëmurë me tumor

Shërbimi Onkologjik në banesë, një qendër unike për të sëmurët me kancer, në mungesë të fondeve të mjaftueshme, ofron shërbim të kufizuar për shkak të kapacitetit në burime njerëzore por dhe materiale.

Edhe pse në 22 vitet e ekzistencës së tij, numri i të prekurve nga sëmundjet tumorale ka ardhur gjithnjë e në rritje, qendra ka mangësi ne burime njerëzore dhe bazë materiale. Sipas drejtorit Ilir Qefalia, 7 mjekë, 7 infermierë dhe 1 psikolog duhet ti shërbejnë në shtëpi 800 të sëmurëve, në Tiranë dhe rrethina.

Qefalia: Ne kemi një personel prej 7 mjekësh dhe 7 infermierësh që punojnë në terren. Aktualisht, vetëm për vitin që kaloi shërbimi është ndjekur për 795 pacientë. Një mjek me punën e tij normale me standardet e kujdesit paliativ, duhet të mbulojë jo më pak se 10-15 pacientë në muaj. Aktualisht, ne punojmë me dyfishin e kapacitetit. Punojmë edhe jashtë orarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problem nuk shfaq vetëm mungesa e burimeve njerëzore , por edhe atyre materiale. Ky shërbim disponon vetëm një makinë. I pyetur nëse janë familjarët që në këto kushte marrin me makinat e tyre private mjekët për realizimin e vizitës në shtëpi, drejtori i përgjigjet:

Swiss Digital Mobile Reklama

Qefalia: Në përgjithësi jemi përpjekur që të mos shkojmë deri këtu. Por, ka pasur edhe raste të tilla pasi normalisht mjetin që ne kemi e përdorim me orare të caktuara.

Ky nuk është i vetmi shërbim që familjarët duhet të mbulojnë. Nëse barnat jepen falas nga Shërbimi Onkologjik në Banesë, ky shërbim e ka të pamundur të sigurojë dhe infermier, për të cilin ka dy zgjidhje, ose injeksionet i bën vetë familjari ose paguan një infermier privat.

Qefalia: Nuk e kemi luksin që për çdo injeksion të kemi infermierë. Zakonisht kemi bashkëpunim edhe me infermierin e mjekut të familjes me një familjar, pasi medikamentet nuk shkaktojnë reaksion.

Familjarë të të sëmurëve thonë se kjo qendër i furnizon rregullisht me barna por   tregojnë për vizitat e rralla të mjekëve për shkak të mbingarkesës, dhe gjithashtu mbulimin privatisht të shërbimit të infermierit për injeksione apo mjekimin e plagëve.

Familjarët: Marrim një infermiere për qytetëruese. Në 6 muaj ka ardhur 4 herë.
-Kjo ka ardhur dy tri-herë.

Aktualisht buxheti i dhënë nga Fondi i sigurimit të kujdesit shëndetësor për SOB, nuk i përgjigjet nevojave gjithnjë e në rritje të këtij shërbimi, duke bërë  që  pacientët apo të afërmit e tyre ata të paguajnë shërbimin që shteti duhet ta ofroj falas.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?