Shërbimi tek Onkologjiku, fluks qytetarësh

Situata e Covid-19 ka bërë që qytetarët të tregohen më të kujdesshëm ndaj shëndetit të tyre, ndonëse ekziston frika e infektimit, për shkak të dyndjeve nëpër spitale. Spitali Onkologjik në Tiranë, pret me dhjetëra qytetarë në ditë, disa për të bërë konsulta e të tjerë për të kryer kimioterapinë e radhës.

Për shkak të numrit të lartë të pacientëve që marrin trajtim, takimet bëhen me orare për të shmangur grumbullimet. Fluksi i qytetarëve krijohet, pasi në këtë spital marrin trajtim dhe pacientë nga rrethet, ku rastet që nuk kanë marrë shërbimin e duhur nuk mungojë.

”Tre herë brenda javës sot. Në fillim vajtëm [doktori] na dha një letër për të bërë konsultë, ai [doktori] tjetri për konsultë tjetër, sot prapë konsultë nuk di ku jetojmë, të vish tre herë, ai vjen nga Saranda, mirë unë që jam në Elbasan, nga 25 mijë, 75 mijë. Shumë kosto e madhe, zvarritje por kemi ardhur se çfarë të bëjmë”,- u shprehën dy të moshuar.

SHKARKO APP