Sherif Merdani: Alida Hisku, askush nuk të ka përdhunuar!

 

Ka përcjellë shumë debat në ditët e fundit intervista për një të përditshme shqiptare e këngëtares së njohur veterane, Alida Hisku. Duke folur për jetën e saj, ajo ka bërë një pohim të frikshëm dhe tejet të rëndë për kohën e socializmit, që ka përcjellë më pas një stuhi të tërë opinionesh pro dhe kundër. Në këtë pohim ajo ka thënë se ajo dhe këngëtare të tjera shqiptare, që kishin probleme me regjimin, janë përdhunuar në burg nga prokurorët dhe Sigurim-sat e kohës së komunizmit. Por mospërmendja e emrave dhe vërtetësia e deklarateve të saj kanë qenë ato që më së shumti e kanë prekur pohimin, ku ajo ka përmendur si oportunist edhe ish-kreun e Lidhjes së Shkrimtarëve Dritëro Agollin.

Por, ndërsa publiku është marrë me fjalë dhe anatema për të dhe më së shumti për Sigurim-in, një kolegu i saj i nderuar Sherif Merdani, një nga këngëtarët shqiptarë të dënuar dhe që e ka kaluar de jure dhe de facto kalvarin e përndjekjes i është përgjigjur hapur. Fillimisht me një koment të direkt në media, por edhe në një prononcim për "Javanews".

“Për mua që e kam jetuar realisht këtë ferr, bindem se pohimet e këngëtares Alida Hisku s’janë asfare të vërteta. Askush nuk e ka përdhunuar Alida Hiskun. E vetmja mënyrë që ata të kishin lidhje të tillë do mund të ishte nëse objekti (femra) i tyre do ishte e lirë dhe ata e përdornin për spiune. Në raste të tjera ishte krejtësisht e pamundur. Ato ruheshin dhe sipas kodit të brendshëm jepnin shpesh llogari.  Këto janë shtojca dhe ekzagjerime për të shitur Librin që më thonë se ka shkruar, dhe e ka botuar në Gjermani, ka thënë ai për JAVA news. Mund të pyesni dhe kolegët e mi të nderuar që kanë bërë burgun komunist si avokati Spartak Ngjela dhe publicisti Fatos Lubonja, që një gjë e tillë ishte krejt e pamundur. Me pak fjalë, e besoj plotësisht po ta kenë rrahur, dhe nëse e kanë lënë pa ngrenë, por një njeri si unë që ka qëndruar me vite në atë ferr dhe i njeh çdo qelizë nuk e beson se ka pasur përdhunime të shpeshta”, pohon ai.

Pak a shumë i tillë ka qenë komenti dhe sqarimi i tij, edhe pak më parë dhe, që ai e ka parashtruar me shumë kurajë.

E di shumë mirë që hetuesi, polici dhe prokurori kishin frikë nga njëri-tjetri. Kjo grua, që unë e njoh qysh kur ishte 16 vjeçe, (Festivali i 11­-të), tashmë nuk është në rregull, lëshon nga këto broçkulla për të bërë sensacion ne Gjermani dhe për të shitur librin që ka shkruar. Le t’i themi të vërtetat ashtu siç kanë qenë dhe jo me sajime dhe tendenca. Pastaj, vetë Alida ishte një këngëtare shumë e talentuar, por jo një femër e tillë… e shkurtër, e pabukur dhe aspak tërheqëse”.

 

SHKARKO APP