Sherr grash në autobusin e Kombinatit (+18)
Në fakt nuk është diçka e re për pjesën më të madhe të njerëzve që udhëtojnë me urbanët e Tiranës. Po flasim për një grua, e cila duket që është me aftësi të kufizuara mendore. Atë e kemi parë shpesh që shan me fjalë të pista politikanët, duke filluar nga Nano, Berisha dhe duke vazhduar më tej me të tjerët. Disave kjo nuk u bën përshtypje, ata që kanë kufje në vesh thjesht ngrenë pak më shumë volumin, disa kthejnë sytë nga xhami si për të mos i kushtuar rendësi, ndërsa disa të tjerë ulin kokën.
Por, një grua nuk ka duruar dot teksa ka dëgjuar ato fjalë dhe me të drejtë. Aty ka vajza, ka fëmijë, ka familjarë dhe si është e mundur që lejohet kjo grua pavarësisht se nuk është mirë mendërisht, të udhëtojë në urbane ku që në momentin që hipën dhe deri kur zbret nuk i pushon goja.
“O grua mbaj gojën ti moj. Ik thuaja atje, mos fol këtu. Fol me kulturë”, ka thënë një grua, e cila është mbështetur edhe nga zëra të tjerë. Por, gjithsesi e gjitha kjo nuk ka bërë punë, pasi gruaja ka vazhduar avazin.
“Po kjo gruaja qe bertet filloi pasi fatorinoja zbriti nje burr me biciklet. Filloi te thoshte qe Fatos Nano e ka humb virgjirin me motren dhe xhoana q*** me vllain e kshu budallalliqesh. Gruaja tjeter po i thoshte qe keto gjea nuk thuhen ne urban. Kjo kish me shume qe bertiste por kaq munda te kap ne video. Po bertiste pa e vrar mendjen shum se kishte femije ose femra. Dhe fjalori qe perdorte ishte me keq se i cunave në rrugë”, ka thënë një pasagjer që ka sjellë edhe videon.
Në fakt, pranë redaksisë Jetaoshqef.al kanë ardhur shumë video të tilla në lidhje me këtë grua, duke kërkuar që të merren masa, pasi situata të tilla po përsëriten çdo ditë. JOQ
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Aj8s2OQRZ90″ width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

