Sherr i madh mes Koço Kokedhimes dhe Andi Bushatit

 

Nje sherr i madh plasi sonte mes gazetarit Andi Bushatit dhe deputetit Koco Kokedhima ne TV KLAN. Gjate emisionit "Opinion" te Fevziut ku ishte nje tjeter teme e emisionit ne lidhje me akuzat e Ben Blushit analisti Bushati tha nder te tjera se Koco Kokedhima ndikon per te mos prishur pallatin e vellait te tij ne Qeparo, ndonese nuk ishte ne emision Kokedhima ai nderhyri me telefon. Fevziu e lidhi live Kokedhimen ne emision dhe ku ai shpertheu kunder Andi Bushatit. Nderkohe Bushati ia ktheu po me te njejten monedhe. Ne nje moment deputeti Kokedhima ofendoi Andi Bushatin, por u fut menjehere ne debat edhe Andrea Stefani ku i kerkoi Kokedhimes nese ka shkelje ne kete ndertim duhet te prishet menjehere. Deputeti tha se nuk kam asnje dijeni per kete ndertim te vellait tim ne Qeparo. Ndersa analisti Artur Zheji tha se ai ndertim i vellait te Kokedhimes eshte jashte normave e duhet prishur.

Debati vazhdoi gjate ne emision nderkohe qe tema e emisionit ishte tjeter.

SHKARKO APP