Sherr i përgjakshëm në burgun grek ku u vra shqiptari
Një tjetër incident i përgjakshëm ka ndodhur në burgun grek të Korydhalos, aty ku pak kohë më parë u vra shqiptari Albert Bako.
Mediat greke thonë se sherri u zhvillua mes të burgosurve kryesisht nga Afrika e Veriut. Si pasojë një maroken 25-vjeçar u plagos në qafë.
I burgosuri i plagosur u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë. Pak ditë më parë u publikua një video horror ku mbeti i vrarë shqiptari Albert Bako, 37 vjeç.
Në video shfaqet dhuna midis të burgosurve në korridoret e burgut, ndodhur më 14 janar të këtij viti, ku humbi jetën shqiptari Albert Bako.
KOHA JONË SONDAZH

