Sherr i rëndë mes të miturve në Tiranë, plagoset një 13-vjeçar
Një konflikt mes disa adoleshentëve është regjistruar pranë Pallatit të Sportit ‘Asllan Rusi’ më Tiranë.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se nga të dhënat paraprake, gjatë konfliktit ka pasur edhe të plagosur.
Mësohet se një i mitur, rreth 13 vjeç është dërguar në spital, për të marrë mjekim, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.
Në sherr janë përfshirë 5 persona dhe të gjithë kanë qenë të mitur.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.