Sherr masiv me sende të forta në një lokal në Palasë, policia shpall në kërkim 2 persona

Një sherr me sende të forta ka ndodhur ditën e djeshme në Palasë të Vlorës.

Policia bën me dije se një 42-vjeçar është goditur me sende të forta nga dy persona, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

“Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme për shpalljen në kërkim të shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt”,-njoftoi policia.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP