Sherr masiv në Dibër, 6 persona rëndë në spital

Një sherr masiv dhe për arsye ende të paqarta ka ndodhur në Dibër këtë mbrëmje, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur rreth 6 persona.

Sherri ka ndodhur në qendër të qytetit, ku janë përfshirë persona të dy familjeve. Sherri ka nisur dhe përfunduar deri në ambientet e spitalit, ku janë shtruar dhe 6 personat e lënduar.

Sipas raportimeve paraprake, disa prej të lënduarve janë paraqitur në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe është munduar të qetësojë situatën e cila ka dalë jashtë kontrollit dhe në ambientet e spitalit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?