Sherr me grushte, 18-vjeçari përfundon në spital

Një sherr i dhunshëm u shënua të premten në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, në vendin e quajtur “Ekualipsi”. Disa persona janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta duke u goditur me grushta e sende të forta. Forca të shumta policie dhe FNSH kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë 6 shtetas, ndërkohë mësohet se në spitalin e Sarandës ka shkuar i plagosur pas këtij sherri Aleksandër Muçodemi 18 vjeç. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?