Sherr me thika mes të rinjve, në pranga 3 persona

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mes tre të rinjve në kryeqytet. Policia ka ndërhyrë menjëherë ku ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Konflikti ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, ku tre shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjete të mprehta dhe sende të forta shtetasit Xh. M. dhe M. Q. dhe D. M., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Tiranë

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave.

Përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në rrugën “Dritan Hoxha”, ku tre shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta dhe sende të forta shtetasit Xh. M. dhe M. Q. dhe D. M., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Pas një pune të mirorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasve:

B. S., 44 vjeç,  Sh. S., 48 vjeç dhe E. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjetin prerës (thikë) që përdorën autorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?