Sherr me thika mes tre personave në Paskuqan, plagosen dy vëllezër

Dy vëllezër janë plagosur me thikë rreth orës 19:00, në rrugën “Dine Hoxha”, në afërsi të kthesës së Paskuqanit. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tre personave. ”30-vjeçari T.D, dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllezërit J.P, 35-vjeç, dhe Xh.P, 31-vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar”,-informon Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?