Sherr me thika midis të dehurve e familjarëve, të gjithë komisariat

Një konflikti fizik midis dy të rinjve nga fshati Trojak e njësisë administrative Sllovë të Dibrës, ka degjeneruar edhe në përleshje midis familjarëve të tyre.

Policia bën me dije se forcat e rendit kanë ndërhyrë në kohë, duke parandaluar më tej ngjarjen, që përfundoi vetëm me të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në një lokal në qendër të Sllovës, ku fillimisht pasi kanë konsumuar alkool, janë konfliktuar fizikisht shtetasit me iniciale V.B dhe E.Ç.

“Pasi janë larguar nga lokali dhe janë nisur për në drejtim të fshatit Trojak janë konfliktuar përsëri fizikisht me njëri- tjetrin dhe të dy kanë njoftuar familjarët e tyre. Në konflikt janë përfshirë dy vëllezërit e shtetasit V.B, si dhe babai e vëllai i shtetasit E.Ç. Gjatë konfliktit fizik shtetasi M. Çera 59 vjeç, babai i shtetasit E.Ç, ka plagosur me thikë shtetasin B.B, 26 vjeç, vëllain e shtetasit V.B”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu si pasojë e konfliktit fizik, është dëmtuar me sende të forta njëri nga protagonistët e konfliktit shtetasi E.Ç, 29 vjeç, i cili është dëmtuar nga shtetasi H.B, 24 vjeç, vëllai i protagonistit tjetër të konfliktit, shtetasit V.B, 27 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia me të marrë njoftim ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti, ku dhe ka bërë shoqërimin e palëve në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, i shtetasit M. Çera, 59 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Trojak-Sllovë-Dibër

Gjithashtu u referuan materialet në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” për shtetasin H. B, 24 vjeç, lindur e banues në fshatin Trojak-Sllovë-Dibër.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?