Sherr me thika në një shkollë në Fier, plagoset adoleshenti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë në Cakran të Fierit.

Sipas të dhënave të para të policisë, dy nxënës janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin, ku për pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur në krah.

I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, teksa autori ndodhet në komisariat dhe po merret në pyetje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambientet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?