Sherr me thika në Tiranë, plagoset 23-vjeçari, shpallet në kërkim autori

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thikë. Ngjarja në fjalë ndodhi dje në rrugën ‘Jordan Misja’ në kryeqytet. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R.K., 19 vjeç, banues në Paskuqan, ka plagosur me thikë shtetasin me inicialet S.B.

Ky i fundit fill pas ngjarjes është transportuar me urgjencë për në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pak pas krimit autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?