Sherr me thika tek “Shqiponja”, plagoset 27-vjeçari

Mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Laprakës, pranë sheshi “Shqiponja” dy persona janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, ku një 27-vjeçar mbeti i plagosur.

Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Tiranës, konflikti mes dy personave ndodhi rreth orës 19:45 në rrugën “Dritan Hoxha”. Dy të rinjtë janë konfliktuar me mjete prerëse, ku për pasojë është plagosur 27-vjeçari me inicialet M.N me banim në Tiranë. Ai është dërguar për të marrë mjekim në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ngritur grupin hetimor për të mundësuar identifikimin dhe kapjen e autorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?