Sherr mes 4 të rinjve, dhunohen policët që ndërhynë për t’i ndarë

Katër të rinj janë arrestuar nga Policia në Pogradec, pasi gjatë një sherri me njëri-tjetrin, kanë dhunuar edhe efektivët që kanë shkuar t’i ndalnin.

“Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 3, shtetasit E. Ç., 28 vjeç, R. K., 33 vjeç, D. O., 32 vjeç dhe V. LL., 32 vjeç, banues në Pogradec, duke u konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta” njofton policia.

Uniformat blu bëjnë me dije se në momentin e ndërhyrjes së forcave të Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, këta shtetas i kanë kundërshtuar me dhunë efektivët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë arrestuar në flagrance shtetasit me iniciale, E. Ç., R. K., D. O. dhe V. LL., ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?