Sherr mes dy personave, i riu plagos rëndë në kokë 13-vjeçarin. Policia jep detajet si ka ndodhur ngjarja

Policia e Fierit ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi ka dhunuar një të mitur. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Strum të Firit.

Sipas policisë, në pranga u vu shtetasi me iniciale E.R., ndërsa konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Strum, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin e mitur Sh. M., 13 vjeç, banues në Strum, Roskovec, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore”, thotë policia.

Materialet i kalouan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

SHKARKO APP