”Sherr” mes Tabakut dhe Alibeajt, zbulohet çfarë ndodhi në takim e OSBE-së

”Sherri” për Reformën Zgjedhore që shkaktoi kaos sot në sallën plenare në Parlament, u pa dhe u zhvendos edhe në tryezën e përbashkët që u organizua nga OSBE-ja. E gjithë zanafilla ka qenë se kush do të marrë fjalën, e ndërsa më i ashpër ka qenë Pano Soko, nga “Nisma Thurrje”.

Djala iu dha deputetes demokrate Jorida Tabaku, por Enkelejd Alibeaj nuk e lejoi, e ndërsa këtu ndërhyri Soko duke thënë se duhet të dëgjohen zëra të tjerë, për shkak se deputetët mund të flasin në Kuvend.

“Ne nuk e diskutojmë këtë çështje se s’ka pasur mundësi për t’u bërë, Gjiknuri aty ka qenë, pse se ka bërë, ne sot e kemi peshkun në det, tiganin në zjarr, ato mund të flasin në Komision, të rrimë t’i dëgjojmë në parlament, t’i dëgjojmë edhe këtu”, tha Soko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga debati:

Swiss Digital Mobile Reklama

Alibeaj: Nuk është thjesht kaq. Do flas unë se jam bashkëkryetar.

KQZ: Ne nuk funksionojmë me modelin e parlamentit edhe pse sot është e enjte.

Alibeaj: Jam unë bashkëkryetar dhe unë do flas tani.

KQZ: Ok, meqë zonjat tolerojnë më shumë, niseni ju.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?